Shqipëria
Nga Amerika në Shqipëri, për tregtimin e ëmbëlsirave
Shumë shtetas amerikanë kanë ngritur sipërmarrjen e tyre në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm. Brena Moran është një prej tyre.
Ajo sapo ka hapur në qendrën historike në Gjirokastër një sipërmarrje për tregtimin e ëmbëlsirave.
Vajza nga Kalifornia thotë se ndihet mjaft mirë në qytetin e gurtë, ku jeton prej tre vjetësh.
Ajo tregon edhe për kohën e ardhjes në Shqipëri.
“Kam tre vjet që kam ardhur. Sepse është qyteti i bukur, i qetë”, tha ajo.
Ajo thotë se ka disa preferenca të ëmbëlsirave.
Berna thotë se është frymëzuar nga nëna e saj dhe se ajo tani gjendet në Shqipëri për t’i ndihmuar së bijës.
Po ashtu, sipas saj, në ëmbëltoren e saj ka produkte origjinale shqiptare, si edhe reqel dhe çajra.
“Kam miq shqiptarë, janë shumë të mirë. Dua të them që duhet të ketë një mësim, në qoftë se të gjithë ikin, nuk mund të përmirësohet vendi”, tha ajo, transmeton VOA, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













