Lajme
Nga fillimi i luftës, në ISIS u vranë 41 kosovarë
Në bazë të këtyre informacioneve deri tash mbi 41 persona janë deklaruar si të vrarë, ndërsa besohet se aktualisht në zonën e konfliktit janë 80 deri në 100 persona
Që nga fillimi i luftës qytetare në Siri dhe Irak janë vrarë 41 qytetarë të Kosovës të cilët kanë shkuar vullnetarisht atje. Këta kosovarë kanë shkuar në luftrat arabe për t’i mbështetur grupet e njohura si Al-Nusra dhe ISIS (Shteti Islamik), që konsiderohen terroriste nga komuniteti demokratike ndërkombëtar.
Fatos Makolli, drejtor i Departamentit për Anti-Terrorizëm në Policinë e Kosovës, tha për REL, se në bazë të disa të dhënave që ka policia, janë rreth 250 qytetarë shqiptarë nga Kosova që kanë marrë pjesë në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme.
“Në bazë të këtyre informacioneve deri tash mbi 41 persona janë deklaruar si të vrarë, ndërsa besohet se aktualisht në zonën e konfliktit janë 80 deri në 100 persona. Kur flasim për personat që kanë humbur jetën, duhet të kemi parasysh se këta persona janë të deklaruar si të vdekur, kryesisht në bazë të burimeve të ndryshme që ka policia në dispozicion”, tha Makolli.
Policia e Kosovës, sipas tij, lidhur me ketë fenomen është duke vepruar më të gjitha kapacitetet që ka dhe si rezultat, kohëve të fundit ka arritur që të ndalojë rreth 20 persona, të cilët kanë tentuar të shkojnë në Siri.
“Janë ndaluar mbi 20 të rinj, të cilët po tentonin të shkonin në Siri. Ata janë ndaluar në Aeroportin e Prishtinës, disa në pikat kufitare me Turqinë, Shipërinë dhe vende të tjera, janë ndaluar dhe janë kthyer në Kosovë”, ka treguar Makolli.
Ai tha se aktualisht mjetet më të fuqishme për propagandë dhe rekrutime të reja për të shkuar në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme janë rrjetet sociale.
“Kohëve të fundit është vërejtur edhe një trend, vajza të reja, pas kontakteve përmes rrjeteve sociale që kanë me persona, qofshin ata nga shqiptarë nga Kosova apo shqiptarë të vendeve tjera të rajonit, tentojnë për të udhëtuar në Siri me persona qofshin ata kosovar apo shqiptar të vendeve të tjera të rajonit”, ka shpjeguar Makolli.
Skender Perteshi, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, thotë se nga hulumtimet e bëra në raportin e publikuar javë me parë, ku flitet për përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e Sirisë dhe Irakut, të dhënat tregojnë se atje kanë humbur jetën rreth 40 shqiptarë nga Kosova.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud












