Lajme
Nga janari, “Rruga e Kombit” me pagesë
Nga fillimi i vitit të ardhshëm, kalimi nëpër “Rrugën e Kombit”, në pjesën shqiptare do të bëhet me pagesë. Kështu kanë konfirmuar zyrtarët e Ministrisë së Transportit të Qeverisë së Shqipërisë, sipas të cilëve, makinat që qarkullojnë mbi këtë autostradë, do të paguajnë pesë euro për qarkullim.
Sipas këtij njoftimi, pa pagesë nëpër autostradë do të lëvizet vetëm gjatë dy muajve të ardhshëm, nëntor e dhjetor.
Fillimisht ishte parashikuar që kjo autostradë nga vjeshta të bëhet me pagesë, mirëpo për shkak se qeveria ka shtyrë shpalljen e fituesit të kompanisë që ta merr me koncesion rrugën, është shtyre edhe koha e qarkullimit pa pagesë, raporton shekulli.
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka thënë se shtyrja e ofertave për ofertuesit e huaj vjen për shkak të kërkesës së vetë kompanive të interesuara. “Është një kërkesë normale procedurale që vjen nga kompanitë pjesëmarrëse. Kjo gjë mund të realizohet dhe këtë kemi bërë, e kemi shtyrë me dy javë hapjen e ofertave për koncesionin e ‘Rrugës së Kombit’”, tha Haxhinasto.
MT-ja ka konfirmuar se pagesa për të kaluar në “Rrugën e Kombit” do të jetë pesë euro, e për banorët e zonës tarifa do të jetë me kategorizim nën këtë vlerë, ndërsa një pjesë e tyre nuk do të paguajnë fare. Ata që do të lirohen nga pagesa janë qytetarët e rajonit të Kukësit dhe Tropojës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









