Lajme
Nga Kina në Shqipëri me biçikletë, aventura 5-javëshe e të riut shqiptar
Nga Kina në Vlorë, duke udhëtuar me biçikletë. Kjo është aventura e Gentian Qejvanajt, i cili u nis më 30 qershor nga Kina me biçikletë, për të bërë një rrugëtim të gjatë, plot sfida dhe emocione për në Vlorë.
Udhëtimi i tij zgjati në shtatë shtete nga Uzbekistani, Taxhikistani, Kyrgystani, Azerbazhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Greqia për të mbërritur më pas në Vlorë.
Më 4 gusht u fut në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës. Ndërsa mbrëmjen e 5 gushtit në Vlorë.
Qejvanaj ka 10 vjet që jeton në Kinë.
“Udhëtimi zgjati 5 javë. Ka qenë pak i vështirë për shkak të diellit, erës, maloreve. Unë u nisa pa i thënë askujt, vetëm disa shokëve. Jam krenar dhe më ngroh zemrën t’i shoh vlonjatët kaq afër. Një eksperiencë e vështirë, por tani më bën krenar. Ia dedikoj familjes time që në fillim nuk më besonin. Vlora nuk është vetëm një vend për bregdet, por edhe një vend për aventura si këto”, tha Qejvanaj.
Genti ka mbërritur në Vlorë në kulmin e sezonit turistik dhe ka marrë flamurin e qytetit europian të sportit për vitin 2024 nga nënkryetari i bashkisë, Klevis Kaso dhe drejtoresha e klubit shumësportesh, Elona Hasanaj
Genti beson se ky udhëtim do të shërbejë si një promovim për Vlorën turistike dhe Shqipërinë, ndaj zgjodhi ta realizojë udhëtimin gjatë sezonit turistik./vizionplus.tv
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











