Lajme
Nga Kosova në Kilimanxharo, për të drejtat e grave të dhunuara
QKRMT mbështet alpinisten znj.Merita Gashi, e cila ekspeditën e saj në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Me moton “drejtësi për gratë e dhunuara në luftë”, alpinistja kosovare Merita Gashi së bashkë me 21 alpinistë kosovarë, nisin ekspeditën për të pushtuar majën më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo. Para se të niset ajo mori mbështetje të fuqishme nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
“QKRMT mbështet alpinisten znj.Merita Gashi, e cila ekspeditën e saj në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte”, thuhet në qëndrimin e QKRMT-së.
Alpinistja Gashi së bashku me pesë gra të tjera, do të jenë pjesë e grupit alpin “Prishtina” të cilët do ta sfidojnë vetën në malin Kilimanxharo.
Javë më parë, alpinistja dhe aktivistja Gashi, ka takuar presidenten e Kosovës, Atiefet Jahjaga, nga e cila mori mbështetje për ekspeditën në Afrikë. Presidentja ia dorëzoi Gashit një flamur të Kosovës, si shenjë nderimi e respekti për ta vendosur në majën më të lartë të Afrikës, që është e katërta për nga lartësia në botë.
“Me kënaqësi ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës alpinistes Merita Gashi, e cila ekspeditën e saj në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte”, shkuan Jahjaga në rrjetin social facebook.
Alpinistja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Merita Gashi ka thënë më herët për Albinfo.Ch, se këtë ekspeditë në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte.
Në flamurin që ia dorëzoi presidentja e Kosovës, shkruhet “Duam drejtësi”. Këtë flamur, alpinistja do ta shpalosë me të mbërritur në majë të Kilimanxharos.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










