Lajme
Nga marsi i vitit 2012, nuk vlejnë më dokumentet e vjetra
Në Maqedoni, 27 shkurti i vitit 2012 është afati i fundit për t’i ndërruar me dokumente të reja biometrike
Të gjithë qytetarët e Maqedonisë që i kanë ende pasaportat dhe letërnjoftimet e vjetra në përdorim, 27 shkurti i vitit 2012 është afati i fundit për t’i ndërruar me dokumente të reja biometrike.
Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se qytetarët duhet të bëjnë këto ndryshime gjatë tre muajve të ardhshëm, pavarësisht se dokumentet e tyre personale kanë afate apo afate të pacaktuara.
Pas 27 shkurtit, dokumentet e vjetra si pasaporta dhe letërnjoftimi nuk do të vlejnë dhe nuk mund të shfrytëzohen, raportojnë mediet në Shkup
Qytetarët pa pasaportat e reja biometrike nuk mund të kalojnë kufirin nga marsi i vitit 2012, për shkak se nuk do të jenë valide pasaportat e vjetra.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të caktohen terminet kohore për nxjerrjen e këtyre dokumenteve.
Autoritet në Shkup bëjnë të ditur se deri tani janë dhënë 1,3 milion pasaporta biometrike dhe 1,2 milion letërnjoftime të reja.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











