Kosova
20 deri 29-vjeçarët, më të prekurit me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka përmbledhur përmes grafikave gjithë rrjedhën e epidemisë COVID-19 në Kosovë.
Më 13 mars 2020 u raportuan dy rastet e para të rezultuara pozitive në Kosovë. Më pas, çdo ditë janë raportuar nga një ose deri në 15 raste pozitive. Më së shumti janë raportuar më 26 mars, gjithsej 15. Ndërkaq dje, më 27 mars, janë raportuar 2 të fundit, duke çuar numrin në 88, raporton Koha.
Sipas IKSHPK-së, më të prekurit janë personat nga mosha 20 deri 29 vjeç. Prej tyre janë 20.
6 persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë të moshës 0 deri 9 vjeç. Nga mosha 10 deri 19 vjeç janë 12 persona të prekur. Nga mosha 30-39 vjeç janë 12 persona me Covid-19. Nga mosha 40-49 vjeç janë 11 persona, ndërsa nga mosha 50-59 janë 12. Nga mosha 60 deri 69 vjeç janë 4 persona dhe 9 persona janë të prekur me koronavirus mbi moshën 70-vjeçare.
IKSHP-ja gjithashtu njofton edhe rastet e konfirmuara në bazë të gjinisë. 47 për qind prej tyre janë të gjinisë femërore e 53 për qind mashkullore.
Deri sot, nga 88 të prekur me Covid-19, 31 raste janë në Malishevë, 15 në Gjilan, 11 në Prishtinë, 7 në Viti, 6 në Vushtrri, 6 në Gjakovë, 3 në Podujevë, 1 në Klinë, 1 në Lipjan, 1 në Prizren, 1 në Obiliq, 1 në Suharekë, 1 në Ferizaj, 1 në Shtime dhe 1 në Pejë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%











