Kosova
Nga nesër hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë në Kosovë
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar dje tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenta për mbi 15 për qind, përcjell albinfo.ch.
Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.
Nga ZRRE kanë dhënë detaje edhe se si do të reflektohet kjo rritje në faturat mujore.
“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE. (Gazeta Express)
Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike dhe kostot e larta të importit.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind është një rritje minimale për të siguruar energji elektrike të vazhdueshme për këtë vit dhe 3 muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Ai theksoi se po të mos kishte ndodhur kjo rritje, atëherë do të ishim përballur me reduktime të rrymës.
“Kjo është rritje minimale për të reflektuar që të kemi energji elektrike të vazhdueshme për tërë këtë vit, dhe 3 muajt e vitit 2024. Konsumatorët të cilët shpenzojnë deri në 350 kw rritja do të jetë për një muaj rreth 3 euro. Konsumatorët të cilët shpenzojnë më shumë se 600 kë do të paguajnë rreth 5 euro e 50 centë.
Po aktualisht edhe propozimi i bordit ishte që të kemi rritje lineare, pra njëjtë edhe për ata që shpenzojnë nën dhe mbi 800 kw. Ata që konsumojnë 1000 kw, mund të shpenzojnë mbi 800 kw, fatura do të rritet për rreth 10 euro. Ne kishim mundur që ta ndalojmë këtë rritje, mirëpo pastaj do të kishim reduktime. Pra, është e domosdoshme kjo rritje që të mos kemi ndërprerje të energjisë elektrike”, tha Fejzullahu.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













