Lajme
Nga Opera e Vjenës në Prizren – Eno Peçi performon nesër në hapjen e festivalit “Prizrenfest”
Koreografi i njohur shqiptar i Operës Shtetërore të Vjenës, Eno Peçi, është i ftuar special për të performuar në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në ambient të hapur “Prizrenfest”, i cili do të mbahet nga data 21 korrik deri më 28 korrik në Prizren, shkruan albinfo.at
“Prizren Fest” hapet me datën 21 korrik 2025 në ora 21:00 me performancën e baletit “Muzg” – Produksion i Eno Peçi & Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar -Tirana/Shqipëria. Ndërkohë përmbyllet me shfaqjen “Monologët e Gazës” nën regjinë e artistes palestineze Iman Aoun më 28 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë.
“Prizren Fest” vjen me edicionin e katërt këtë vit, ku përfshihen aktivitete të veçanta për të gjitha grup moshat dhe ka disa risi në programin e fëmijëve. Nga data 21 deri me 28 korrik qyteti i Prizrenit pritet të gjallërohet me artistë nga e gjithë bota.
Edhe këtë vit, festivali sjell një program të pasur me:
– Shfaqje teatrale nga Italia, Franca, Palestina, Anglia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria, Turqia, Shqipëria dhe Kosova.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg












