Tematike
Nga shtatori 2012, vetëm 4 viza humanitare
Para ndryshimit emergjent të ligjit, gjatë muajit shtator janë bërë 1800 kërkesa ndërkohë që një muaj më herët kishin qenë vetëm 800
Që nga 29 shtatori i vitit të kaluar, Zvicra nuk pranon më kërkesa të azilit që bëhen në përfaqësitë e saj diplomatike në botë. Natyrisht, me përjashtime të rralla, kur personave të caktuar u rrezikohet jeta në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mbi këtë bazë, nga shtatori 2012 e deri më tash, Zvicra ka ndarë gjithsej katër viza humanitare, ndërsa tri raste tjera janë në shqyrtim.
Sipas njoftimeve nga Zyra Federale për Migracion (BFM), pikërisht në muajin para hyrjes në fuqi të kësaj ndalese kishte pasur një shtim të ndejshëm të kërkesave. Zvicra, deri atëherë, ka qenë vendi i vetëm i Evropës që ka pranuar paraqitjen për azil në përfaqësitë e saj diplomatike.
BFM konstaton se në muajt para ndryshimeve emergjente të ligjit mbi azilin ka pasur kërkesa të shtuara në ambasadat e Zvicrës për azil. Kështu, gjatë muajit shtator janë bërë 1800 kërkesa ndërkohë që një muaj më herët kishin qenë vetëm 800.
Sipas zëdhënëses së BFM-së, Gaby Szöllösy më së shumti kërkesa të tilla janë bërë në Sudan nga shtetasit e Eritresë.
Aktualisht në Zvicër janë gjithsej 14.076 persona kërkesat e të cilëve janë në shqyrtim nga BFM. Ato do të trajtohen sipas rregullave që kanë qenë në fuqi para ndryshimeve emergjente të bëra në shtator.
Pas 29 shtatorit është vendosur lidhur me kërkesat e gjithsej 3697 personave. 216 prej tyre u është lejuar hyrja në Zvicër, shkuan 20minuten.ch.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime









