Lajme
Nga sot, Kosovë – Maqedoni vetëm me letërnjoftime
Nga mesnata ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Maqedoni, që kufiri të kalohet vetëm me letërnjoftime biometrike
Që nga dita e sotme (17 prill), ka hyrë në fuqi vendimi i dy qeverive, Kosovës dhe Maqedonisë, që qarkullimi në dy anët e kufirit të bëhet vetëm me letërnjoftime biometrike. Ndërsa në ora 15 në vendkalimin Han i Elezit-Bllacë, do të mbahet ceremonia solemne e hyrjes në fuqi të marrëveshjes bilaterale.
Mediet në Kosovë thonë se nga mesnata në dy pikëkalimet zyrtare, Bllacë dhe Jazhincë marrëveshja po zbatohet pa asnjë problem. Kjo marrëveshje vlen vetëm për shtetasit që kanë letërnjoftime biometrike. Për ata që kanë letërnjoftime të vjetra është e domosdoshme pasaporta.
Marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime është nënshkruar nga ministritë e jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës dhe më pas është ratifikuar nga parlamentet e të dyja vendeve. Përveç hyrjes me letërnjoftim, marrëveshje ndërshtetërore parashikon edhe ndërtimin e pikëkalimit të ri Stançiq-Bellanoc nëpër malësinë e Karadakut. Ky pikëkalim pritet të hapet sivjet.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










