Lajme
Nga sot, Zvicra lejon ndeshjet me më shumë se 1000 veta në stadiume
Më 12 gusht, Këshilli Federal pati vendosur që duke filluar nga 1 tetori, domethënë që nga sot, të lejohen sërish ngjarjet e mëdha me mbi një mijë pjesëmarrës
Shtatë muaj pas kufizimeve të para të bëra për shkak të Koronavirusit, duke filluar nga sot në, të gjithë Zvicrën sërish lejohet publiku në stadiume, nën kushte të rrepta.
Në disa raste, kantonet vendosin në mënyrë autonome se cilat masa duhet të merren lidhur me këtë, shkruan sda.ch.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, më 28 shkurt Këshilli Federal pati ndaluar të gjitha ngjarjet masive sportive e tjera. Që atëherë, masat kanë shkruar duke u zbutur gradualisht, transmeton albinfo.ch. Kështu, që nga 6 qershori janë lejuar aktivitetet me deri në 300 persona ndëersa nga 22 qershori, ngjarjet me deri në një mijë pjesëmarrës.
Më 12 gusht, Këshilli Federal pati vendosur, duke filluar nga 1 tetori, që domethënë që nga sot, të lejohen sërish ngjarjet e mëdha me mbi një mijë pjesëmarrës.
Për ngjarjet me më shumë se një mijë njerëz, kërkohet gjithmonë miratimi nga kantoni përkatës. Ndërsa Këshilli Federal ka ofruar udhëzime për organizatorët, përcjell albinfo.ch. Aty përfshihen: analiza e rrezikut, mbledhja e të dhënave të kontaktit dhe të ngjashme.
Sipas vendimit të nivelit federal, lejohet të mbushen maksimalisht dy të tretat e vendeve në stadiume, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, është e detyrueshme mbajtja e maskës.
Ushqimi dhe pijet mund të konsumohen vetëm ulur. Ndërkaq, Këshilli Federal pati hequr dorë nga ndalimi i rreptë i alkoolit në stadiume.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











