Lajme
Nga trazirat e 1 majit në Cyrih një protestues humbi syrin
Protestat e 1 Majit në Cyrih nuk ishin paqësore, ka pasur përleshje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve. Ndërkohë që në drejtim të efektivëve po hidheshin sende, policia u përpoq të vinte nën kontroll situatën me topa uji dhe plumba gome, përcjellë albinfo.ch.
Mesa duket një burrë është goditur në fytyrë dhe është plagosur aq rëndë sa thuhet se ka humbur edhe syrin. Këtë e bën të ditur “Tages-Anzeiger” duke iu referuar skenës. Në të njëjtën kohë, grupi “Revolucionary Construction Sëitzerland” njoftoi në një deklaratë të premten se një shoku i ri “kishte humbur një sy”, shkruan Blick.
Me kërkesë të “Tages-Anzeiger”, prokuroria publike ka konfirmuar se aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet për lëndimin e rëndë në fytyrë. Policia kantonale po kryen hetimet. Të gjitha agjencitë nuk duan të komentojnë hetimin. Edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur më 1 maj. Sipas raportit, kjo ka ndodhur kur është ngjitur mbi një gardh, përcjellë albinfo.ch.
Policia e qytetit të Cyrihut ishte në vend më 1 maj me një kontigjent të madh. Në fund u arrestuan 19 persona dhe mbi 400 u dëbuan. Sipas policisë së qytetit, të arrestuarit përkohësisht ishin shtatë gra dhe dymbëdhjetë burra. Më i riu është 16 vjeç.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











