Lajme
Nga viti 2018, ndalohet importi i veturave më të vjetra se 10 vjet
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndalohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vjet. Këtë vendim e ka marrë Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, gjatë një dëgjimi publik, vendosi që të rikthej në fuqi Ligjin për Automjete, i cili ndalon importin e veturave më të vjetra se dhjetë vite. Sipas këtij komisioni, nga 1 janari 2018, nuk do të ketë më vetura të vjetra që vijnë nga BE, e që konsiderohet si Llumi evropian.
Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa, tha se ky vendim do të ketë ndikim pozitiv në mjedis.
“Ai vendim me të cilin ne e kemi kufizuar, përkatësisht kemi ndaluar importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, propozimi i Komisionit është ky: Ky Ligj hyn në fuqi prej 1 janarit 2018 për arsye se këto mjete janë duke e rritur numrin e aksidenteve. Dogana, akciza dhe TVSh-ja nga automjetet e përdorura është shumë e rëndësishme për buxhetin e Kosovës. Vendimi që ndalon importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet do të ketë efekte pozitive në mjedis sepse ky ka qenë motivi ynë, mirëpo edhe do të reduktojë të hyrat buxhetore”, tha Mustafa.
Ndërsa, anëtari i Komisionit, Fatmir Rexhepi, kërkoi që të ndahet në dy pjesë neni i cili ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet për shkak se sipas tij, pjesa e dytë e paragrafit flet për kriteret dhe kushtet e importimit të veturave Euro 4, që nënkuptojnë dy çështje të ndryshme.
“Ne duhet të ndajmë tek neni 44 paragrafi 2 në dy pjesë, për shkak të vendimit sepse këtu i kemi bashkë. ‘Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet’. Këtu të vendoset pikë pastaj kjo hyn në fuqi. Sepse duhet ta ndajmë pjesën tjetër që flet se ‘Në Kosovë nuk mund të importohen vetura të cilat nuk e përfaqësojnë standardin Euro 4’, sepse janë dy qasje të ndryshme”, tha Rexhepi, citon Kallxo.com.
Pas votimit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik u aprovua me rekomandime propozimi i Komisionit për Buxhet si dhe propozimi i Komisionit për Legjislacion në të cilin u bënë përmirësime teknike në formulimin e fjalive.
Projektligji me rekomandime për automjete kaloi në lexim të dytë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik dhe i njëjti i propozohet dhe i dërgohet Kuvendit të Kosovës që të debatojë dhe ta amendamentojë, në mënyrë që veturat e importuara të mos jenë më të vjetra se dhjetë vite.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












