Gruaja
Studentet zvicerane realizojnë një film dokumentar mbi të drejtat e grave në Kosovë
Me një film mbresëlënës dokumentar, dy studente nga Cyrihu vejnë në spikamë të drejtat e mangëta të grave në Kosovë. Në bisedë me albinfo.ch, ato shpjegojnë motivet e tyre.
Nëse unë ngacmohem seksualisht nga profesori im dhe e njoftoj atë, a do të më pyeste ajo se çfarë kam pasur të veshur?”, pyet Adelina Tershana në dokumentarin e shkurtër. Në këtë mënyrë ajo i referohet deklaratës së rektores së Universitetit të Prishtinës, e cila konsideronte se studentet që vishen lirshëm, janë vetë fajtore nëse ngacmohen.
Adelina është njëra ndër tri kosovaret, të cilat e ngrejnë zërin në dokumentarin e shkurtër të studenteve të Cyrihut, Arzije Asani dhe Céline Stettler.
“Kosova është një vend që ndodhet në tranzicion. Në mënyrë të veçantë është rinia ajo që del në rrugë për të shprehur shqetësimet e veta përmes demonstrimeve. Është duke ndodhur një tranzicion dhe një rishikim. Kjo qasje na ka interesuar veçanërisht për sa u përket të drejtave të gruas”, thonë dy studentet e Shkollës së Lartë të Arteve të Cyrihut.
Ato nuk kanë pasur mbështetje financiare. Iniciativën për projektin e tyre të pavarur ato e kanë marrë vetë. “Fakti se unë jam me prejardhje nga Kosova, ishte një motiv shtesë për vendimin për ta xhiruar dokumentarin në Prishtinë”, tregon Arzija. “Ne ishim më afër grave sepse nuk kishim barriera gjuhësore dhe kishim tashmë njohuri paraprake mbi sfondin kulturor”.
Me këtë projekt ato kanë dashur t`u ofrojnë aktivisteve të të drejtave të njeriut një medium, përmes të cilit mund t`i përhapin shqetësimet e tyre dhe me këtë të prekin nervin e kohës. Vetëm para një muaji një grua nga rrethina e Gjakovës është vrarë nga burri i saj i dhunshëm, pasi që disa herë kishte kërkuar ndihmë nga policia. Ndihma nuk i erdhi. Gruaja vdiq.
Aktualisht, thirrjet për ndihmë të shumë grave ende hasin në veshë të shurdhër. Por jo edhe shumë gjatë. Sepse thirrjet e aktivisteve për të drejtat e grave po bëhen gjithnjë më të zëshme. Kultura e heshtjes duhet të ketë një fund.
“Si mund të mos e ngre zërin tim”, thotë Adelina në video. “Unë do të bërtas derisa të plasin veshët tuaj”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












