Lajme
Ngjarja që tronditi Australinë, shqiptari akuzohet për vrasjen e vajzës së tij
20-vjeçarja u gjet e vrarë në veturë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet
Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, po mbahet nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.
20-vjeçarja u gjet e vrarë në veturë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Nëna e saj telefonoi policinë të paktën një orë pasi vajza kishte vdekur, transmeton TCH.
Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në veturë, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark, përcjell albinfo.ch.
Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës.
Ai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, pasi është operuar për plagët.
Shoqja e ngushtë tha për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke festuar me të, deri natën vonë.
Vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar. Gjimnazin e kishte mbaruar në vitin 2016 me mesatare 99.36, ndërsa tani ishte duke vazhduar shkollën e lartë për imazheri mjekësore dhe piano klasike, me rezultate të shkëlqyera.
E kujton mikja e saj
Një nga mikeshat e saj, Jana Fandi flet për ABC News dhe thotë se do ta mbajë mend Sabinën si një vajzë ambicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer.
“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”.
Sabrina Lekaj studionte imazhe mjekësore në universitet.
“Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”, tha Fandi.
“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë mbicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mirë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












