Ngritje sensacionale e Liberalëve të Gjelbër në Lucern
Sensacion të vërtetë kanë shkaktuar Liberalët e Gjelbër, të cilët nga 0 vende sa kishin deri më tash kanë pushtuar 8 vende në Parlament
Zgjedhjet e mbajtura sot në kantonin e Lucernit, kanë nxjerrë fituese partitë SVP dhe të Gjelbrit Liberalë, ndërkohë që u kanë dhënë një “flakareshë” partive të qendrës, CVP dhe FDP.
Në zgjedhjet për Qeverinë e kantonit, numrin e nevojshëm të votave (53233) e ka arritur dhe tejkaluar vetëm drejtori për çështje sociale, Guido Graf nga CVP. Dy anëtarëve të deritashëm të qeverisë, Yvonne Schärli (SP) dhe Marcel Schwerzmann (pa parti) u kanë munguar pak vota për të mbërrirë pragun e kërkuar.
Kështu, ata dhe kandidatët tjerë, do të garojnë edhe në një raund, nga i cili do të dihen të pestë qeveritarët e ardshëm të kantonit.
Në garat për 120 vendet e Parlamentit të kantonit, CVP, partia tradicionalisht më e fortë në kantonin e Lucernit, ka përjetuar humbje të konsiderueshme. Ajo ka realizuar 37 mandate, ose 9 më pak se në legjislaturën e kaluar. Me gjithë rëniene, CVP vazhdon të mbetet partia më e madhe në kanton.
Menjëherë pas saj vjen SVP me 28 mandate (5 më shumë se në periudhën paraprake). Partia deri dje e dytë në këtë kanton, FDP ka humbur 6 vende dhe tash ka 23 sish. SP ka fituar 14 vende ose 1 më shumë se sa kishte dhe të Gjelbrit kanë fituar 10 vende ose 1 më shumë se më parë.
Sensacion të vërtetë kanë shkaktuar Liberalët e Gjelbër (Grünliberale), të cilët nga 0 vende sa kishin deri më tash kanë pushtuar plot 8 vende në Parlamentin e Kantonit të Lucernit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












