Bota
Ngrohja e tokës rrezikon rezervat e kafes në botë!
Temperaturat në ngritje do të ndikojnë negativisht në tokën bujqësore, me çfarë zonat në të cilat kultivohet kafja do të zvogëlohen për 50 për qind
Ndryshimet e klimës për të cilat tash sa vite alarmohet opinioni, mund të bëjnë që bota të mbetet pa rezerva të kafes. Ky është alarmi më i ri nga ky drejtim, i cili kësaj here vjen i publikuar nga Instituti australian i klimës.
Temperaturat në ngritje do të ndikojnë negativisht në tokën bujqësore, me çfarë zonat në të cilat kultivohet kafja do të zvogëlohen për 50 për qind, shkruan New York Times, duke iu referuar institutit të përmendur australian.
Por, me ngrohjen e klimës nuk humbet vetëm sipërfaqja tokësore që shfrytëzohet për kultivimin e kafes. Temperaturat e ngritura favorizojnë edhe zhvillimin e parazitëve që dëmtojnë bimën e përmendur. Vetëm nga insektet që sulmojnë kafen, do të shkaktoheshin humbje të kokrrave të kafesë në vlerë prej qindra milionë dollarësh.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











