Lajme
Nis edicioni i dhjetë i “Dokufestit”
Ka nis edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest“. Numri dhjetë është kryesori në Prizren.
Flamuj të vendosur në gjithë qytetin, posterët e mëdhenj me domethënien e numrit 10 është fytyra e Prizrenit për gjatë gjithë felstivalit tashmë tradicional “Dokufest”.
E ceremonia ka qenë po ashtu e veçantë. Një X i madh si sinonim i edicionit të dhjetë në ekran ka qëndruar vetëm disa sekonda përderisa organizatorët nuk i kanë rezervuar vetes ndonjë fjalim. Drejtorit ekzekutiv i festivalit, Aliriza Arenliu ka thënë se kjo është bërë me një qëllim.
“Po e festojmë dhjetë vjetorin dhe ky është një edicion jubilar. Prandaj kemi vendosur që të mos flasim fare organizatorët”, ka thënë Arelnliu.
Hapjen e festivalit duke u prezantuar me emrat e tyre e kanë bërë katër vullnetarë të festivalit të cilët pasi janë prezantuar kanë thënë se “Festivalin po e shpallim të hapur“.
Rendi i është lënë projeksioneve për çka edhe ekziston festivali. Filmit“Nostalgia for the Light“ me regji të Patricio Guzman ka qenë ai që është shfaqur i pari në këtë edicion.
Poashtu janë shfaqur edhe filmat “Bogota Change”, “Marathon Boy”, “The pipe”, “Detorit wild city” dhe “You don’t like the truth”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













