Lajme
Nis edicioni i gjashtë i festivalit “SwiKos”
Konkursi i festivalit për filma të shkurtër është i hapur deri më 15 tetor 2012
„SwiKos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të gjashtën herë me radhë në fillim të nëntorit do të mbledhë bashkë sërish në Basel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga vende të ndryshme të Evropës, nga Kosova, Shqipëria, Zvicra e Maqedonia, për të zgjedhur filmin më të mirë për vitin 2012.
“SwiKos” vjen me një koncept të ri në tri mbrëmje në sallën “Stadt Casino” të Baselit, duke prezantuar filma të shkurtër nga filmbërësit e rinj.
Duke filluar nga 9 nëntori, për tri ditë resht, do të prezantohen 14 projekte filmike.
Filmat më të mirë do të shpërblehen në 5 kategori, duke përfshirë edhe çmimim e publikut.
Për edicionin e 6-të të festivalit organizatorët tashmë kanë hapur konkursin për filma të shkurtër, i cili do të jetë i hapur deri më 15 tetor 2012, bëhet e ditur në webfaqen e festivalit “SwiKos”.
http://www.swikos.com/index.php/de/
Gjatë edicioneve të kaluara nëpër këtë festival kanë kaluar dhjetëra regjisorë, aktorë, skenaristë e producentë të filmit të shkurtër.
Flmi i regjisores gjermane nga Hamburgu, Lena Liberta, “Si një i huaj” (Wie ein Fremder), është shpërblyer me çmimin kryesor në edicionin e kaluar të festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër “SwiKos”.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










