Lajme
Nis gara nacionale “Appcamp Kosova”
Zëvendësministri Petrit Selimi tha se prezantimi i Kosovës në internet është pjesë e Strategjisë për Diplomaci Publike të Kosovës
Ministria kosovare e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë dhe Innovation Center Kosovo, kanë nisur garën nacionale për krijimin e aplikacioneve mobile “AppCamp Kosova”, projekt i cili do të implementohet nga “IPKO Foundation”.
Ky projekt, siç u tha në një konferencë për media, parashikon që të përmirësojë imazhin e Kosovës në botë nëpërmjet internetit. Duke folur para 300 konkurrentëve, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi tha se ky aktivitet është pjesë e Strategjisë për Diplomaci Publike të Kosovës.
“Qëllimi i “AppCamp Kosova”, është që të iniciohet një proces i fuqishëm i përdorimit të internetit dhe zhvillimeve të aplikacioneve konkurruese mobile në shërbim të përmirësimit të imazhit të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës në botë, përmes audiencës globale që shfrytëzon internetin”, tha Selimi.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu tha se Kosova duhet të rris vazhdimisht kapacitetet e shfrytëzimit të resurseve të internetit në avantazhin e saj. “Interneti dhe aplikacionet mobile po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme globalisht, duke vlerësuar se është e rëndësishme që Kosova të filloj nga këtu të kontribuojë në diplomacinë digjitale”, tha Braathu.
Pas këtij takimi, është bërë prezantimi i aplikacioneve konkurruese për ndërtimin e aplikacionit më të mirë kosovar (iOS dhe Android), në katër kategori: Lajme dhe Informacione, Kulturë, Trashëgimi dhe Traditë, Turizëm dhe Ekonomi, Lojëra zbavitëse (“Games”)
Katër personave apo ekipeve të cilët do të fitojnë në këtë garë, të dielën do t’iu ndahet një shumë prej 3000 eurosh, ndërsa dy personave nga ekipi fitues të përzgjedhur do t’iu mundësohet përfaqësimi i Kosovës në “Mobile World Congress 2012”, në Barcelonë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











