Lajme
Nis java e Albanologjisë
Në javën e sivjetme të Albanologjisë po marrin pjesë rreth 140 studiues, të cilët do të japin kontributin e tyre në pesë sesione: gjuhësi, letërsi, folklor, etnologji dhe histori
Më shumë se 140 studiues nga të gjitha vendet e Ballkanit, por edhe nga diaspora, janë bashkuar në Prishtinë në edicionin e katërt “Java e Albanologjisë”, për t’i shpalosur studimet e tyre për gjuhën, letërsinë, kulturën, folklorin, etnologjinë dhe historisë shqiptare.
“Java e Albanologjisë” është organizuar nga Instituti i Albanologjisë i Kosovës, ndërsa do të zgjasë deri më 23 tetor të këtij viti.
Hysen Matoshi është drejtori i Institutit të Albanologjisë të Kosovës. Ai tha se këtë aktivitet tradicional e kanë titulluar si “Java e Albanologjisë”, por nuk pretendojnë ta quajmë si ngjarjen më të madhe, aq më pak si më të madhën e albanologjisë, ngase siç tha ai, është menduar thjeshtë si një mundësi e diskutimit të çështjeve me peshë për studimet shqiptare.
Matoshi tha se kultura dhe historia janë dy përbërësit e identitetit të një kombi, të cilat i ka edhe kombi shqiptar.
“Pavarësisht kontekstit kulturor që është tejet plural si rezultat i ekzistimit ndërmjet prurjeve të orientit dhe oksidentit janë ruajtur shenjat kryesore të identitetit të kulturës shqiptare”, tha Matoshi, sipas të cilit, e kaluara e shqiptarëve ka lënë gjurmë të qarta të ekzistencës koherente në hapësirën ballkanike.
Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja para të pranishmëve vlerësoi lartë punën e Institutit të Albanologjisë në publikimin e të arriturave shkencore të albanologjisë.
Kjo javë, siç tha ministri, të shërbejë si java e pasimit të të arriturave të përbashkëta në shkencën e albanologjisë.
“Duke qenë se ky aktivitet shkencor bën bashkë njerëz të shkencës nga të gjitha trojet shqiptare dhe në të shpalosen të arriturat studimore për kulturën dhe historinë, ndjehem mirë kur punëtorët shkencorë së paku kanë një ndjenjë komoditeti për punë në këtë Institut dhe mbështetja për këtë Institut do të vazhdojë”, tha ministri Buja.
Ndryshe, Java e sivjetme e Albanologjisë, në programin e saj përfshin një numër impozant pjesëmarrësish, rreth 140 sish, të cilët do të japin kontributin e tyre në pesë sesione të ndara: gjuhësi, letërsi, folklor, etnologji dhe histori.
Seanca e parë ka nisur me Degën e Gjuhësisë, që temë bosht ka pasur “Shqipja në rrethanat e sotme sociolinguistike dhe sociopolitike”. Për këtë temë kanë folur studiuesit më të spikatur të gjuhës, Xhevat Lloshi, Jani Thomai dhe Shefkije Islamaj.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










