Lajme

Nis kërkimi për jetën në hapësirë

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka ndërtuar një anije të posaçme të quajtur JUICE, që të bëjë në udhëtim shtatë vjeçar drejt pjesëve më të largëta të sistemit tonë diellor me qëllim për të zbuluar sekretet e tre hënave të mbuluara nga akulli të Jupiterit. Misioni filloi këtë të premte, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.

JUICE pritet të udhëtojë për 884 milionë kilometra, duke u rrotulluar rreth Jupiterit dhe hënave të tij. Jupiteri është një planet gjigand prej gazi është planeti më i madh dhe më i shpejt që rrotullohet rreth sistemit tonë diellor. Pasi të arrijë në orbitë në vitin 2031, anija hapësinore do të hapë dhjetë panele diellore dhe instrumentat për të matur elementët në mjedisin përreth, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.

Misioni ka synim të eksplorojë mundësinë e hapësirave të banueshme përreth planeteve gjigande të përbëra nga gazi. Anija do të kalojë pranë planetit Jupiter dhe tre hënave të tij, të quajtura Calisto, Europa dhe Ganymede, shkruan Zëri i Amerikës, përcjellë albinfo.ch.