Lajme
Nis mbledhja urgjente e Qeverisë serbe për zhvillimet në veri
Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë në lidhje me situatën në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Aty i pranishëm është edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Siç raportohet në Beograd, Vuçiq në mbledhje duhet të paraqesë një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga institucionet e Kosovës për shkak të shkarkimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Pas seancës së Qeverisë, Vuçiq do të takohet me ambasadorin e Kinës në Beograd, Chen Bo, si dhe me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan Harçenko.
Në orën 13:00, Vuçiq do të bisedojë edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në Patriarkanë.
Në Zveçan, përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova do të mbajnë një takim në mesditë ku do të shqyrtojnë propozimin e Listës Serbe dhe të kryetarit të këtij subjekti, Goran Rakiq për të shqyrtuar braktisjen e të gjitha institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










