Muzikë
Nis sot Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër
Gjirokastra kthehet sot në kryeqytetin e kulturës shqiptare për të zhvilluar për një javë Festivalin Folklorik Kombëtar. Rama ka ndarë një video nga skena ku pritet të performojnë 1200 artistë jo vetëm nga Shqipëria. Dhe mesa duket, këtë vit është zgjedhur të ‘luhet’ me ngjyrat e lehta verore dhe e qëndisur, përcjell albinfo.ch.
Rama shkruan se hyrja është falas në të gjitha ditët e festivalit.
“Gati skena e qëndisur për të pritur 1200 artistët e Festivalit Folklorik Kombëtar që nis sot në Gjirokastër
HYRJA E LIRË në të gjitha ditët e festivalit.”-shkruan Rama.
Gjirokastra për një javë do të jetë kryeqyteti kulturës shqiptare ndërsa performancat e me tepër se 1200 artistëve do të shtrihen jo vetëm në kala por edhe në zona të ndryshme të qytetit.
Kujtojmë se edicioni i parë i këtij festivali ‘Sofra e Trashëgimisë Shqiptare’ është çelur në 11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












