Maqedonia
Nis verifikimi i ‘gylenistëve’ që Turqia i kërkon Shkupit
Shërbimet e sigurisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë duke lokalizuar shtetasit turk të cilët po i kërkon Turqia mbi bazën e akuzave për terrorizëm dhe puç shtetëror.
Organi akuzën bën të ditur se hetimet po vazhdojnë, duke mos ndarë detaje më tepër me arsyetimin për ndjeshmërinë e procedurës. Nga ana tjetër, policia për arsye besueshmërie nuk tregon nëse njëri nga 15 shtetasit turk të kërkuar nga autoritetet në Turqi është siguruar.
Alsat mëson se në Maqedoninë e Veriut dyshohet të fshihet edhe njëri nga lobuesit relevant të organizatës, angazhimi i të cilit ka qenë sigurimi i fondeve nga burime të ndryshme. Madje dosja të cilën e kemi siguruar flet për angazhimin e tij si klerik, me qëllim thithjen e fondeve dhe transferimin e parave në llogari të organizatës së ashtuquajtur “FETO”. Të dhënat nuk japin elemente konkrete për rolin e tij në puçin e 15 korrikut të vitit 2016, përcjell Albinfo.ch.
“I akuzuari ka marrë pjesë ne formimin e organizatës terroriste “FETO” në Bursa. Angazhimi i tij ka qenë si “imam i madh” ndërsa më pas “imam i madh i autorizuar” ku edhe ka marrë pjesë në “Bordin e të besueshmëve”. Nga anëtarët e bordit ka mbledhur para, bursa, zekat dhe donacione për kurbane. Të gjitha paratë i ka transferuar në xhirollogari të organizatës terroriste “FETO”.- thuhet në detajet nga dosja “FETO”
Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë tashmë disa herë kanë njoftuar se për ekstradimin e 15 shtetasve turk do të respektohen Konventat ndërkombëtare për ekstradim dhe legjislatura vendore. Ndërkohë mediat turke në vazhdimësi raportojnë për një zinxhirë biznesesh dhe institucionesh arsimore dhe kulturore në Maqedoni të Veriut, që sipas tyre janë drejtpërdrejtë të lidhura me strukturat e të ashtuquajturës organizatë “FETO”.
Në mesin e tyre janë Asociacioni i biznesit dhe industrisë në Maqedoni me 73 kompani anëtare, kolegji “Yahya Kemal”, fondacionet “Safak”, “Toleranca” dhe “Horizontet”, ndërsa në mesin e tyre ka edhe agjenci turistike si “Rainbou” dhe “Bashak”. Çështja e Gylenistëve në Maqedoninë e Veriut u aktualizua pas vizitës së ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar i cili nga autoritetet vendase kërkoi ekstradimin e 15 të dyshuarve për lidhje me organizatën e ashtuquajtur “FETO”.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025














