Lajme
Nis zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë
Ka nis zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë, e arritur në dialogun nsërmjet Kosovës dhe Serbisë. Makinat që nga Serbia hyjnë në Kosovë, do të paguajnë sigurim prej 60 eurove, i cili do të jetë i vlefshëm për 15 ditë.
Zyrtarët në piken kufitare në Merdare, kanë deklaruar se kjo marrëveshje ka nisur të zbatohet pa probleme, raporton Radio Kosova.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se kjo masë nuk do të zbatohet momentalisht edhe në veri të Kosovës, meqë tash për tash nuk ka kushte për këtë.
Kurse Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk pret probleme në zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Qytetarët nga Kosova mund të udhëtojnë drejt Serbisë me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.
Vetëm për makinat me targa RKS, është e domosdoshme që të nxirren tabelat ‘provuese’, ka sqaruar Daçiq.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












