Bota
Nisin diskutimet për emrat që do të drejtojnë BE-në
Liderët evropianë kanë nisur bisedimet në Bruksel për të vendosur se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të jetë prioritet në pesë vjetët e ardhshëm.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, që drejton bisedimet e së enjtes, ka kërkuar që kandidatët të emërohen në këtë samit.
Emrat e përmendur më pas duhet të marrin miratimin edhe nga Parlamenti Evropian.
Pozita më e rëndësishme në bllokun evropian është ajo e Presidentit të Komisonit.
Ish-kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, ka mbajtur këtë pozitë nga viti 2014.
Para nisjes së takimit është thënë se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, kësaj here nuk do të jetë çështje kyçe e diskutimit.
Tusk do të njoftojë liderët qeveritarë për të rejat sa i përket këtij procesi, mirëpo qëndrimi zyrtar i BE-së është që marrëveshja për Brexit, tashmë e miratuar nga BE-ja dhe e kundërshtuar nga Parlamenti britanik, nuk do të negociohet sërish.
Liderët e rinj, përveç zëvendësimit të zyrtarëve Tusk dhe Juncker, do të duhet të vendosin edhe për presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane, përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe presidentin e Parlamentit Evropian, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Komisioni Evropian harton ligjet e BE-së, mbikëqyr buxhetin kombëtar dhe kërkon zbatimin e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Të nominuarit duhet të kenë mbështetjen e të paktën 21 nga 28 liderët evropianë, si dhe të kenë shumicën e votave në parlament.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












