Lajme
Nisin pushimet, fluks i mërgimtarëve drejt aeroportit të Prishtinës
Pushimet kanë filluar në shumë shtete të botës, veçmas në Austri, Gjermani dhe Zvicër. Ardhjet e mërgimtarëve po rriten çdoherë e më shumë në aeroportin “Adem Jashari”.
Nga janari deri në qershor të vitit 2022 kanë udhëtuar mbi 1.100.000 udhëtarë përmes aeroportit “Adem Jashari” dhe në total gjatë këtyre pesë muajve ka pasaur 10 mijë e 687 fluturime nga Prishtina, bën të ditur Zyra për Informim nga aeroporti i Prishtinës, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, sipas agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri i fluturimeve në Kosovë ka shënuar rritje për 60 për qind.
“Gjashtëmujori i parë i vitit 2022 ka shënuar rritje të numrit të fluturimeve prej 60%, me 10687 fluturime, apo 3993 fluturime më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, vetëm në muajin qershor ASHNA njofton se ka menaxhuar 2 mijë e 126 fluturime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut












