Jeta në Zvicër
Nismë për anulimin e “Iniciativës kundër migrimit masiv”
Grupi Rasa thotë se ndër të drejtat sovrane të popullit është edhe e drejta për të kthyer mbrapsht vendimet e caktuara, sipas nevojës.
Sapo ka kaluar dita e referendumeve, kur populli i Zvicrës u ka thënë një Jo të madhe të tri iniciativave në nivel nacional, një iniciativë tjetër ka filluar të qesë krye. Është fjala për nismën e një grupi që i ka vënë vetes një synim të madh: të kthejë mbrapsht iniciativën kundër migrimit masiv, e cila qe votuar nga populli më 9 shkurt të këtij viti.
Siç dihet, iniciativa e përmendur, pasi kërkonte reduktim të madh të hyrjes së të huajve nga BE në Zvicër pati ngjallur polemika të mëdha e të shumta gjithandej duke i vënë në rrezik edhe raportet e Zvicrës me BE-në.
Nisur nga dëmet që sipas një pjese të madhe të opinionit i është shkaktuar imazhit të Zvicrës, iniciativa e re me titullin Rasa ose “Raus aus der Sackgasse” (jashtë nga qorrsokaku) synon eliminimin e këtij dëmi.
Ajo që në rrafshin konkret synojnë iniciuesit është që të shlyhet nga kushtetuta neni 121 i futur në muajin shkurt për “dirigjimin e migrimit”, shkruan srf.ch. Në një njoftim për medie, grupi Rasa thotë se ndër të drejtat sovrane të popullit është edhe e drejta për të kthyer mbrapsht vendimet e caktuara, sipas nevojës.
Por Rasa do ta ndërpresë iniciativën e saj në rast se qeveria dhe parlamenti ia dalin që të zbatojnë rregullat për kontingjentet e të huajve në atë mënyrë që të mos rrezikohen marrëveshjet bilaterale me BE-në.
Grupi Rasa mbështetet nga rreth 300 persona, ku bëjnë pjesë edhe rektori i ri i Universitetit të Gjenevës Yves Flückiger, artistja e njohur Pipilotti Rist, eksperti i futbollit And Egli dhe shumë profesorë dhe ndërmarrës.
Grupi ka reaguar pozitivisht ndaj rezultatit negativ të iniciativës Ecopop, që sipas tij, eshtë shenjë se shumica e popullatës është në favor të raporteve të hapura me Evropën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












