Integrimi
Nisret Bujari zgjidhet asamblist në Baden të Austrisë
Nisreti është renditur si njëri nga 3 asamblistët më të votuar nga Partia Popullore e Austrisë (ÖVP) në Baden
Nisret Bujari ka fituar në zgjedhjet komunale që janë mbajtur të dielën, më 26 janar 2020, në qytetin Baden, në landin e Austrisë së Ulët (Niederösterreich). Ai është zgjedhur asamblist për Këshillin Komunal në Baden të Austrisë.
Fitoren për asamblist në Këshillin Komunal në Baden e ka konfirumuar për albinfo.ch, edhe vetë Nisreti.
Suksesi i Nisretit është vazhdim i sukseseve të shqiptarëve në Austri që, përveç fushave të tjera, çdo ditë e më shumë janë aktivë edhe në politikën austriake.
Nisreti është renditur një nga 3 asamblistët më të votuar nga Partia Popullore e Austrisë (ÖVP) në Baden, shkruan albinfo.ch. Në këtë qytet, ÖVP, parti kjo e cila udhëhiqet nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka fituar 41,60 % të votave, duke shtuar në 18 numrin e asamblistëve nga 15 që kishte deri më tash“,shkruan albinfo.ch.
Nisret Bujari është nga Suhareka, ndërsa nga viti 1999 jeton në Baden të Austrisë. Fillimisht ai është marrë me gastronomi, ndërkohë që nga viti 2015 hap një firmë të kopshtarisë.
Në Baden jetojnë një numër i madh i shqiptarëve. Me Nisretin në Këshillin Komunal tashmë shqiptarët do ta kenë një adresë për të drejtuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














