Lajme
Një aeroplan ushtarak i SHBA-së zbarkon në Cyrih: A do të vijë Trump në WEF?
Një aeroplan amerikan transporti ka zbritur në Aeroportin e Cyrihut të Dielën në orën 19.00
A do të vijë presidenti amerikan Donald Trump në WEF në Davos apo jo? Kjo është një pyetje që po preokupon mediat zvicerane, dy ditë para fillimit të Forumit Ekonomik Botëror.
Ishte planifikuar që Trump të mbajë fjalimin e hapjes së WEF të martën e ardhshme. Por, meqenëse pikërisht atë ditë fillon procesi i gjykimit të tij “(Impeachment) në Senatin e SHBA-së, vazhdon të vihet në dyshim vizita e tij.
Ardhja e tre aeroplanëve me ngarkesë, të Forcave Ajrore të SHBA-së në Aeroportin e Cyrihut ishte planifikuar për sot. Por kjo është anuluar ndërkohë, shkruan “Blick, ndërsa arsyet janë të paqarta.
Ndërkaq, siç raporton tani një reporter lexues për “20 minuten”, një aeroplan amerikan transporti ka zbritur në Aeroportin e Cyrihut të dielën, në orën 19.00, transmeton albinfo.ch. Thuhet se bëhet fjalë për makinën për transportim C-5 Galaxy. Kur do të aterrojnë dy aeroplanët e tjerë është ende e paqartë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












