Bota
Një afro-amerikan i jep përgjigjen më të mirë një racisteje
“Më falni, besoj se jeni në vendin e gabuar... duhet të na lini të kalojmë. Kjo linjë është për klasin e parë”, i kishte thënë gruaja, Walkerit. Muzikanti e ka postuar në Facebook përplasjen me këtë grua dhe u bë hit në internet
Një burrë që ishte cak i racizmit në një linjë aeroplani i ka dhënë përgjigjen më të mirë një gruaje që nuk besonte se ai i përkiste një linje të klasit të parë.
Muzikanti Emmit Eclass Walker, afro-amerikan, ka thënë se ishte duke pritur aeroplanin e tij në “Aeroportin e Washingtonit Ronald Reagan”, me tiketën e klasit të parë kur një grua, nuk besonte se ai ishte pasagjer i nivelit të lartë.
“Më falni, besoj se jeni në vendin e gabuar… duhet të na lini të kalojmë. Kjo linjë është për klasin e parë”, i kishte thënë gruaja, Walkerit. Muzikanti e ka postuar në Facebook përplasjen me këtë grua dhe u bë hit në internet.
Pasi i shpjegoi se e kishte blerë tiketën e klasit të parë, sërish gruaja në fjalë nuk besonte në të.
“Duhet të jetë ushtarak apo diçka, por ne kemi paguar për ulëset tona andaj atij do t’i duhet të presë”, kishte thënë ajo, ndërsa Walker i kishte kthyer përgjigjen se “Jo shumë i madh për të qenë dikush në ushtri. Jam një person me ngjyrë me para”.
Ai e postoi bisedën bashkë me një ‘selfie’ në të cilën shihej duke pritur dhe gruaja që ishte fjalosur qëndronte prapa tij. Ky postim deri tani i ka marrë mbi 700 mijë pëlqime e rreth 260 mijë shpërndarje.
https://www.facebook.com/emmit.walker/posts/10214581842968775
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës









