Lajme
Një amerikan sulmon me mjet të mprehtë kalimtarët në Cyrih: Një i plagosur
Njëri nga dy të sulmuarit është dashur të operohet në spital, bën të ditur policia e qytetit
Në mëngjesin e së mërkurës kanë ndodhur disa sulme me një armë therëse në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Një nga viktimat, një burrë, u desh t`i nënshtrohej një operacioni urgjent.
Një amerikan 38-vjeçar thuhet se ka sulmuar dhe plagosur dy burra në vende të ndryshme në qytetin e Cyrihut të mërkurën, shkruan sda.ch. Policia e qytetit arrestoi autorin e dyshuar pak pas orës 11:30 në Lagjen 4.
Ai kishte plagosur një 23-vjeçar me një armë therëse në pjesën e sipërme të trupit rreth orës 09:45 në Hardturmstrasse, në zonën e stacionit të tramvajit Fischerweg. I sulmuari është dashur të operohet në spital, bën të ditur policia e qytetit.
Pothuajse një orë më vonë policia mori një raport tjetër: një i panjohur ka sulmuar një 22-vjeçar në Schweizergasse pranë objektit Pestalozzi, duke e plagosur lehtë.
Pas hetimeve fillestare dhe përshkrimeve të marra të autorëve, policia nuk përjashton mundësinë që sulmuesi të jetë i njëjti, në të dyja rastet, përcjell albinfo.ch. Hetime të mëtejshme po kryhen tani nga zyra e prokurorit publik për krime të rënda të dhunshme dhe policia kantonale e Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













