Lajme
Një “Cyber-Classroom” nga Shtutgarti për fëmijët e Suharekës
Kjo “klase kibernetike” mundëson që përmbajtjet e ndërlikuara nga shkencat natyrore të bëhen të kuptueshme
Firma nga Shtutgarti për vizualizim dhe realitet virtual Visenso i ka dhuruar Qendrës Rinore “Fellbach-haus” (Shtëpia e Fellbahut) në Suharekë një version të stabilimentit mësimor tredimensional “Cyber-Clasroom”.
Kjo “klase kibernetike” mundëson vizualizimin e përmbajtjeve të ndërlikuara nga shkencat natyrore, duke i bërë ato të kuptueshme. Softueri i saj mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë me materien mësimore, shkruan “Stuttgarter Nachrichten”.
Fellbach-Haus u ofron fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë ndihmë në lëmin e arsimit, në çështje të pajtimit dhe në “pedagogjinë e paqes”. Ajo mundëson po ashtu ehde kualifikime profesionale.
Fëmijët dhe të rinjtë e Suharekës janë të entuziazmuar nga teknologjia 3D”, thotë Martin Zimermann, udhëheqës i Visenso GmbH. “Jemi të lumtur që mundemi të ndihmojmë Shtëpinë e fellahut, duke plotësuar përpjekjet e saj shkollore me një dimension të ri mësimi.”
Dorëzimi i “Cyber-Clasroom” është bërë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes miqü¨sore në mes të kryetarit të Shtutgartit, Palm dhe atij të Suharekës, Blerim Kuçi.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












