Kosova
Një ditë pas incidenteve, situatë e qetë në veri
Bëhet e ditur se një ditë pas incidenteve që ndodhën në veri të Kosovës, të mërkurën situata është e qetë, përcjell albinfo.ch.
Mediat kosovare shkruajnë se të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur.
Është raportuar për disa shpërthime.
Si pasojë e kësaj, atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.
Kryeministri Albin Kurti, pas incidenteve ka paralajmëruar shtim të forcave të policisë në veri. Ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të martën ka theksuar se Policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të këtyre sulmeve.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”














