E-Diaspora
Një fundjavë me aktivitete të shumta kulturore e sportive
Në turnirin e futbollit kushtuar Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë kanë marrë pjesë dyzet e pesë ekipe nga Gjeneva dhe qytete tjera të Zvicrës
Klubi Futbollistik “KOSOVA” nga Gjeneva anëtar shumëvjeçar i Ligës së Dytë Regjionale të këtij Kantoni, në nderim të përvjetorit të 102-të të Shtetit Shqiptar dhe ditës së Flamurit Kombëtar ka organizuar një turnir të madh të futbollit.
Sipas pohimeve të Selajdin Salihut dhe Qamil Sejdiut, dy nga kryeorganizatorët e kësaj ngjarje në këtë garë sportive kanë marrë pjesë dyzet e pesë ekipe nga Gjeneva dhe qytete tjera të Zvicrës.
Të shtunën dhe të dielën që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në mbrëmje palestra e sporteve “Omnisports Mecanique” në Petit-Lancy të Gjenevës, ka kumbuar nga numri i shumtë i sportdashësve, të cilët me sjellje shembullore dhe anim korrekt i kanë përkrahur skuadrat e tyre.
Paraqitja e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “GËZUAR” nga Gjeneva ka bërë që të gjithë të pranishmit të ndihen të relaksuar, ngase ky ansambël vërtetë po manifeston vlera të larta artistike.
Mbarëvajtjen e këtij turniri në futboll të vogël e kanë ndihmuar dhe gjyqtarët me mjaft eksperiencë si Nasuf Nuhiu, Hamit Qubreli, Muhamet Zeneli, Selver Shasivari dhe Samet Bilalli të cilët me referimet e tyre të paanshme dhe vigjilencën e treguar gjatë gjithë kohës kanë lënë të kuptohet se këtë detyrë e kryejnë me seriozitet, me nder dhe ndërgjegje .
Në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, fitues i turnirit “TË GJITHË TË BASHKUAR RRETH FLAMURIT” doli ekipi FC ”TËRPEZA” nga Gjeneva, i cili nga organizatori u shpërblye me trofeun e më të mirit dhe me 1000 CHF (1000 franga). Kurse skuadra tjetër finaliste FC” FOOLEK” nga Kantoni i Friburgut e plasuar në vendin e dytë u shpërblye me 500CHF (500 franga). Ndërkaq ekipi gjysmëfinalist ”COIFFURE” nga Gjeneva, i cili u rendit në vendin e tretë fitoi 250CH (dyqindepesëdhjetë franga).
Në këtë garë sportive nuk pati fitues e as humbës sepse poenta e këtij manifestimi tanimë tradicional ishte dhe mbetet nderimi dhe respekti ndaj të kaluarës së lavdishme të paraardhësve tanë, të cilët sakrifikuan aq shumë për formimin e shtetit shqiptar.
Kur flasim për manifestimet e organizuara nga FC “Kosova” e Gjenevës, patjetër duhet përmendur edhe angazhimin shumëvjeçar të Nexhat Xhymshitit, i njohur ndër shqiptarë e zviceranë me emrin përkëdhelës si XHIMI. Ky aktivist i njohur i sportit së bashku me Besim Jahiun, Fadil Halitin, Hysen Bilallin, Bujar Latifin, Halil Rrahmanin e shumë të tjerë kanë bartur për dy dekada rresht barrën e organizimeve në përmasa edhe më të mëdha se ky i sotmi . Zaten këta me punën e tyre të palodhshme kanë bërë që FC” KOSOVA” e Gjenevës, të jetë krenari jona dhe vendi më i preferuar i të rinjve shqiptarë dhe i atyre të huaj . Thjesht FC” Kosova” është sinonim vetëm i së mirës dhe vendi më i përshtatshëm ku të rinjtë dëfrehen dhe edukohen ashtu si u ka hije.
Arif Ejupi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it













