Jeta në Zvicër
Një gotë shampanjë për tregtinë e lirë
Në Pekin u nënshkrua marrëveshja për tregtinë e lirë në mes të Kinës dhe Zvicrës
Anëtari i Këshillit Federal, Schneider – Amann, dhe ministri i Tregtisë i Kinës, Gao Hucheng, nënshkruan të shtunën paradite, sipas kohës lokale, Marrëveshjen për Tregti të Lirë mes Zvicrës dhe Kinës. Të dy palët e vlerësojnë ekuilibrimin e marrëveshjes.
Me rastin e vizitës së shefit të qeverisë kineze në Bern, Le Keqiang, nuk pati mjaftuar, por tash Marrëveshje për Tregti të Lirë mes Zvicrës dhe Kinës u nënshkrua definitivisht. Në mëngjesin e vonë të së shtunës anëtari i Këshillit Federativ, Johann Schneider – Amann, dhe ministri i tregtisë i Kinës, Gao Hucheng, në Ministrinë e Tregtisë në Peking, para një muri të stolisur me gjethe bambusi, përmes nënshkrimeve të tyre vunë në lëvizja procesin e ratifikimit politik të marrëveshjes. Prania e më se tridhjetë përfaqësuesve ekonomikë të pranishëm në sallë, të udhëhequr nga kryetari i Economiesuisse, Rudol Wehrli,shprehte interesimin e ekonomisë zvicerane për marrëveshjen. Shumica prej tyre kishin ardhur enkas për këtë ditë në Pekin. Ata dhe anätarët e delegacionit qeveritar uruan për nënshkrimin me ngritje gotash shmpanje.
„Gëzim dhe krenari“
Në konferencën për media, në fund të takimit, Schneider – Amann tha se ky moment e mbush me gëzim dhe krenari. Marrëveshja është një gur prove në marrëdhëniet bilaterale me Kinën dhe i ngrit ato në një rrafsh të ri. Me pothuajse ekzaktësisht të njëjtat fjalë si ngiritje të nivelit ekonomik e përshkroi vlerën e marrëveshjes edhe kolegu i tij i të njëjtit rang Gao. Kjo marrëveshje është e kualitetit të lartë, e pasur dhe e një dobie të ndërsjellë. Se për Kinën marrëveshja është përtej një sinjali bilateral, ai la të kuptohet kur bëri me dije për ringjalljen globale dhe proteksionizmin. Me Marrëveshjen për Tregti të Lirë Kina me Zvicrën po dalin bashkë kundër proteksionizmit tregtar.
Pala zvicerane e sheh marrëveshjen edhe si pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve të githëmbarshme, të cilat do të duhet të mbërrijnë një kualitet të ri, dhe të hapë dyert e intensifikimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Për këtë dhe për shkak se nga rrethet e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që nga fillimi qe shfaqur skepticizëm mbi marrëveshjen, Shnedier – Amann përmendi vazhdimin e dialogut si pjesë të marrëdhënieve bilaterale edhe Marrëveshjen mbi Punën dhe Punësimin, të cilën ai e nënshkroi me kolegun gjegjës kinez, Yin Weimin, në mëngjesin e hershëm të së shtunës, sipas kohës lokale. Kjo do të duhet të forcojë dimensionin social të marrëveshjes dhe të raporteve bilaterale dhe t’ua marrë kështu kritikëve argumentet nga dora.
Shanse edhe për sektorë të tjerë
Përderisa diskutimet rreth marrëveshjes zhvillohen kryesisht mbi shifrat që kanë të bëjnë me reduktimin apo heqjen e doganave për kategori të caktuara të prodhimit , për ekonominë një plus i rëndësishëm janë përmirësimet e kushteve që synohen të arrihen përmes marrëveshjes. Schneider – Amann foli për korniza të parashikueshme dhe bëri me dije sidomos në ngritjen e sigurisë ligjore, siç është për shembull e drejta e autorësisë. Brenga e shumë ndërmarrjeve është pikërisht ky sektor. Si për këtë pikë, ashtu edhe për aspekte të tjera të marrëveshjes, përparimet në jetësimin e saj do të maten nga zbatimi i rregullave. Ligji kinez është i mirë, por në zbatimin ka pengesa të shumta. Kina nuk është shtet ligor, të cilën gjë nuk mund ta ndryshojë as marrëveshja.
Disa degë të veçanta, siç është industria e financave, të cilat u desh të qëndrojnë prapa marrëveshjes dhe të cilat arritën të nxjerrin pak përfitime, gëzohen për atë se marrëveshja është „dinamike“, do me thënë e tillë që t’u përshtatet periodikisht nevojave të reja. Ata shpresojnë se kinezët do të jenë të gatshëm për bisedime edhe në fusha të tjera. Në euforinë për të arriturën gjithsesi se nuk pati fytyra të zymta nga përfaqësuesit e ekonomisë përfshirë edhe botën bankare.
Markus Eckeret, Pekin, NZZ
Përkthimi nga gjermanishtja: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












