Storje Suksesi

Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip

Në zemër të Cyrihut, në një nga rrugët më të njohura dhe më shtrenjta të qytetit, operon “Helvetia Gold”, një biznes që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e klientëve  veçanërisht të komunitetit shqiptar.

Pas këtij biznesi qëndron Marjana Shpani, një sipërmarrëse e përkushtuar, e cila ka arritur të ndërtojë një aktivitet të besueshëm në fushën e tregtimit të arit dhe bizhuterive në partneritet me Fatlum Bllaca.

Marjana Shpani – Helvedia Gold

“Helvetia Gold” ofron shërbime të ndryshme, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e arit, argjendit, orëve dhe bizhuterive të ndryshme, duke garantuar korrektësi dhe transparencë për klientët e saj.

E vendosur në Bahnhofstrasse 108, një nga rrugët më prestigjioze në Cyrih, kompania synon të ofrojë jo vetëm produkte cilësore, por edhe një eksperiencë profesionale për çdo klient.

Fatlum Bllaca – Helvetia Gold

Ky biznes i ri, i themeluar së fundmi, përfaqëson një tjetër histori suksesi të shqiptarëve në diasporë, duke dëshmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të sipërmarrësve shqiptarë në ekonominë lokale në Zvicër.

Me një qasje moderne dhe një fokus të qartë në cilësi dhe besueshmëri, “Helvetia Gold” pritet të zgjerojë më tej aktivitetin e saj në të ardhmen.