Lajme
Një i moshuar shqiptar i Kosovës ka vdekur pasi u godit nga vetura në Cyrih
Një aksident ka ndodhur në Horgen ZH rreth mesditës të së martës. Siç raporton një qytetar për Blick, janë përfshirë një këmbësor dhe një makinë. Sipas policisë kantonale, këmbësori është goditur me kokë dhe është hedhur disa metra larg. Në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e 83-vjeçarit nga Kosova.
Një lexues i Blick i cili e njihte viktimën, thotë: “Ai ishte një burrë i mrekullueshëm, miqësor dhe i rrespktuar e punëtor!
Policia kantonale bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit. Përplasja ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën. Ecuria e saktë e aksidentit tani po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publike.
Për të përcaktuar rrjedhën e saktë të aksidentit, policia kantonale kërkon nga të gjithë ata që mund të japin informacion për ngjarjen të telefonojnë në numrin 058 648 67 90, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













