Kosova
Një ish-polic serb raportohet se është arrestuar në veri të Mitrovicës
Dyshohet për krime lufte
Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar dje S.T. një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i dyshuar për krime lufte, përcjell albinfo.ch.
I arrestuari i takon nacionalitetit serb dhe ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në valën e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Mediat serbe raportojnë se familjarët e të njëjtit kanë konfirmuar se ish-polici serb ishte arrestuar, transferuar në Prishtinë dhe se akuzohet për krime lufte.
Policia ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë rast.
Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, shtatë ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.
Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudar, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në ditën e shtatë, ndërkaq u raportua se dje është vendosur edhe barrikada e katërt.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












