Lajme
Një kryeministër shqiptar do ta shpëtonte Maqedoninë
Një qeveri teknike me kryeministri shqiptar mund të ofonte një zgjidhje në Maqedoni, konsideron ish kryeministri Lubço Georgievski
Kriza e thellë politike në Maqedoni mund të zgjidhet përmes formimit të një qeverie teknike, e cila do të mund të drejtohej me sukses nga një kryeministër shqiptar. Kështu konsideron ish-kryeministri i Maqedonas, Ljubço Georgievski, i cili në opsion ka edhe zgjedhjet demokratike .
Sipas tij, përveç organizimit të zgjedhjeve demokratike, Qeveria teknike do të ketë për detyrë të ndihmojë edhe në zhbllokimin e procesit integrues të vendit. Për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për krizën aktuale në vend, Georgievski propozon që fillimisht të amnistohen personat që kanë kryer përgjimet, qofshin nga pushteti apo opozita.
“Kohëve të fundit është promovuar ideja se në këtë moment do të ishte më mirë që qeverinë teknike ta drejtojë një shqiptar. Kjo, mua nuk më pengon aspak dhe vlerësoj se shqiptarët kanë nxjerrë në vitet e fundit 4 apo 5 intelektualë me nivel të lartë, të cilët mund ta kryejnë me sukses ketë detyrë në Maqedoni”, tha Georgievski.
Ndërkaq analisti Nazmi Maliqi vlerëson se në zgjedhjet e ardhshme, partitë shqiptare dhe ato maqedonase duhet të mendojnë për projekte të përbashkëta parazgjedhore, si dhe të shmangin fushatat e ashtuquajtura nacionaliste, që kanë prodhuar vetëm urrejtje mes qytetarëve, raporton TCH.
“Projektet patriotike kanë qenë si udhërrëfyes në ndërtimin e politikave tona në Maqedoni. Pas shumë koalicioneve qeveritare, nuk u arrit asnjëherë që të kemi në vend një koalicion parazgjedhor shqiptaro-maqedonas, me projekt politik që do të jetë edhe projekt i Qeverisë”, tha Maliqi.
Ndryshe, Maqedonia muajve të fundit është në një krizë të thellë politike, pasi që Qeverisë në pushtet i doli megaskandali me përgjime telefonike. Nga ato që u quajtën “bomba” të opozitës, u pa se qeveria në bashkëpunim me shërbimin sekret ka përgjuar jashtëligjshëm më shumë se 20 mijë thirrje telefonike të liderëve opozitarë.
Përgjimet po ashtu treguan se si partia e kryeministrit Nikol Gruevski VMMRO DPMNE ka për pazare për zgjedhjet lokale e qendrore , madje si ka shantazhuar edhe sistemin e drejtësisë.
Maqedonia që ka më shumë se 30 për qind shqiptarë, asnjëherë partitë shqiptare nuk i kanë drejtuar institucionet kyçe të shtetit, Kuvendin, Qeverinë apo Presidencën.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











