Lajme
Një letër dashurie, u mundëson çifteve të pamartuara të kalojnë kufirin
Përveç dëshmisë së vizitës, duhet të jetë në dispozicion një ftesë me shkrim nga partneri që banon në Zvicër, bashkë me një kopje të pasaportës
Që nga e hëna, (sot) çiftet e pamartuara, kur njëri nga partnerët jeton jashtë Zvicrës, kanë sërish mundësinë që të bashkohen, shkruan srf.ch.
Por për këtë duhen plotësuar disa kushte. Kështu, të dy partnerët duhet të dëshmojnë se kanë partneritet për një kohë të gjatë, transmeton albinfo.ch. Siç shpjegon Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) ata duhet të dokumentojnë të paktën një vizitë paraprake në Zvicër ose jashtë saj përpara hyrjes në fuqi të mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë Covid 19.
Një kopje e pasaportës me një vulë hyrjeje ose daljeje llogaritet po ashtu si provë.
Duhet të paraqiten gjithashtu dokumente që demonstrojnë një “partneritet afatgjatë”. Departamenti në këtë kontekst i njeh si dokumente të tilla letrat ose postën elektronike, kontaktet përmes mediave sociale, faturat e telefonit, biletat e aeroplanit, fotografitë dhe të ngjashme.
Njohjet e thjeshta nga pushimet nuk konsiderohen të mjaftueshme për të pasur të drejtë hyrje, shprehet FDJP.
Përveç dëshmisë së vizitës, duhet të jetë në dispozicion një ftesë me shkrim nga partneri që banon në Zvicër, bashkë me një kopje të pasaportës, përcjell albinfo.ch. Një konfirmim i partneritetit është gjithashtu i nevojshëm. Të dy palët duhet të dëshmojnë për partneritetin e tyre në një letër ose dokument të skanuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën Testim vjetor i sirenave të alarmit në të gjithë Zvicrën... -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor










