Lajme
Një mal shkeljesh në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
Vetura për organizata joqeveritare dhe media, pagesa të rrymës elektrike, furnizim me dru për ngrohje, mbulim të shpenzimeve shëndetësore për qytetarë serbë etj., janë vetëm disa nga parregullsitë që i ka raportuar auditori
Auditori i përgjithshëm i Kosovës ka gjetur një sërë parregullsish në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim MKK). Vetura për organizata joqeveritare dhe media, pagesa të rrymës elektrike, furnizim me dru për ngrohje, mbulim të shpenzimeve shëndetësore për qytetarë serbë etj., janë vetëm disa nga parregullsitë që i ka raportuar auditori. Sipas raportit të që e ka publikuar Zyra e Auditorit, kjo Ministri, përpos tjerash nuk i kryen as raportimet e rregullat financiare ndaj Ministrisë e Financave.
“MKK ka nxjerrë vendime më të cilat janë realizuar dy pagesa të rrymës elektrike nga 2,000 € për qytetarët.
Realizimi i tyre ishte bërë nga kategoria ekonomike Komunali. Sipas ndarjeve buxhetore kjo kategori përdoret vetëm për mbulimin e shpenzimeve të institucionit dhe pagesa në vlerë 595 euro për “Furnizim për dru për ngrohje për të kthyerit” ishte bërë gabimisht në kategorinë e investimeve kapitale, përderisa sipas natyrës ky shpenzim i takon kategorisë subvencione dhe transfere”, thuhet në raportin e auditorit.
Sipas Auditorit, MKK nuk ka arritur në të gjitha rastet, të kryejë pagesat në afatin e përcaktuar ligjor, kjo është vërejtur në 10 nga 67 lëndët e testuara.
“Vonesat në disa raste ishin deri në gjashtë muaj. Vonesat në realizimin e pagesave ishin si rrjedhojë e neglizhencës së zyrtarëve të financave. MKK kishte realizuar dy pagesa për nëpunësit e vet, mirëpo, nuk e kishte mbajtur tatimin në burim dhe kontributin pensional ashtu siç përcaktohet me Ligjin nr. 05/L-028 për tatime në të ardhura personale. Njëra pagesë ishte bërë sipas vendimit gjyqësor, pagesa tjetër sipas vendimit të sekretarit të përgjithshëm. Dyja pagesat ishin bërë pas hyrjes së ligjit të ri në fuqi”, thuhet në raport.
Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës që prej themelimit të saj udhëhiqet nga ministra serbë, të cilët, krahas parregullsive të vazhdueshme të cilat u gjenden nga auditorët, herë pas here shpërfillin autoritet shtetëror të Kosovs, siç është rasti i ministrit të tanishëm, Dalibor Jeftiq, i cili bëhet pjesë e eskortës së shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sa herë ai hyn në Kosovë pa lejen e autoriteteve kosovare.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj














