Lajme
Një «malësor» vdes i vetëm në pyll
Trupi i një tetëdhjetëvjeçari u zbulua më 14 gusht në malin e Brülisau (Argau/Argovie). Prej më se 30 vjetësh ai ka jetuar i vetëm në një kasollë të ndërtuar në mesin e pemëve me pllaka metalike si çati. Ekspertët shkencorë të Cyrihut duhej të ndërhynin për të tërhequr rreth 100 kilogramë eksploziv të gjetur në shtëpizën e plakut.
Të afërmit e plakut kishin dhënë alarmin për zhdukje një javë më parë, tregon Roland Koster, zëdhënës i policisë kantonale të Appenzellit. Oficerët policorë pastaj kanë shkuar në pyllin Brülisau, ku gjendej kasolla e paligjshme e të ndjerit, në të cilën jetonte prej më shumë se 30 vjetësh. Ata së pari duhej të kalonin një gardh me gjemba teli para se të zbulonin trupin e pajetë dhe të dekompozuar të plakut.
Instituti i Mjekësisë Ligjore e St- Gallen ka përcaktuar se i ndjeri kishte vdekur natyrshëm disa javë më parë. Nuk ka dyshim mbi identitetin e tij. Banori i pyllit ishte i njohur nga vendësit dhe nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë.
Kasolla e ndërtuar në mes të një pylli të vogël është praktikisht e padukshme nga jashtë. Policia gjithashtu ka zbuluar më shumë se 100 kg eksploziv të vjetër të viteve dyzeta. Specialistët kanë evakuuar këtë eksploziv me ndihmën e zjarrfikësve. Ndërsa në garazhin e tetëdhjetëvjeçarit janë gjetur gjithashtu armë të ndryshme.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












