Lifestyle
Një mori aktorësh të jashtëzakonshëm në filmin e Tarantinos
Aktori Leonardo di Caprio do të jetë roli kryesor në filmin që flet për vrasjet e Charles Manson, ndonëse nuk do ta ketë rolin e liderit kult amerikan.
Di Caprio në fakt do të marrë pjesë në pjesën e mëvonshme të filmit emri i të cilit ende nuk dihet, ndonëse është e qartë se produksionin dhe regjinë do ta bëjë i shpërblyeri me Oscar, Quentin Tarantino, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk dihen as të tjera detaje rreth këtij filmi, por vetë regjisori kishte deklaruar qysh në nëntor që nuk do të jetë film i madh biografik, por një tregim që do të zhvillohej në verën e 1969 kur një seri vrasjesh mizore kishin ndodhur në Kalifornia të kryera nga ithtarët e Mansonit.
Manson, njëri prej kriminelëve më famëkeq të shekullit 20, vdiq në nëntor në moshën 83-vjeçare. Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm për urdhrin në vrasjen e 9 personave, përfshirë aktoren Sharon Tate.
Filmi do të duhej të publikohej më 9 gusht 2019, saktësisht 50 vjet që nga kryerja e vrasjeve.
Raportohet se rolin e Tate do të duhej ta aktronte australiania, Margot Robbie. Tom Cruise dhe Brad Pitt dhe Al Pacino po ashtu thuhet se do të jenë pjesë e filmit.
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome Kur vajza hapi sytë, ajo njohu prindërit e saj. "Për ne, ishte një moment i jashtëzakonshëm... -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026? -
Qeveria federale po ofron gjithnjë e më shumë ndihmë në rast të vdekjeve jashtë vendit -
Shumë i rreptë, shumë larg realitetit: Cyrihu dështon me rregullat e kameras -
Objektivat klimatike në rrezik: Banorët e Cyrihut fluturojnë shumë














