Lajme
Një muaj “Albaniadë” në Kukaj të Prishtinës
Për shkak të interesimit të madh të publikut të të gjitha brezave dhe në veçanti të bashkatdhetarëve, edicioni i sivjetmë mbahet çdo fundjavë përgjatë tërë muajit gusht e shtator
Duke filluar më 3 gusht deri më 11 shtator, për çdo fundjavë në fshatin Kukaj të Prishtinës, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin programin kulturor të edicionit të shtatë të festivalit “Etnofest”.
Sipas një njoftimi për shtyp nga ana e organizatorit, për shkak të interesimit të madh të publikut të të gjitha brezave dhe në veçanti të bashkatdhetarëve, edicioni i sivjetmë mbahet çdo fundjavë përgjatë tërë muajit gusht e shtator.
“Meqenëse kriza shqiptare e këtyre viteve mbi të gjitha, është krizë identitare dhe krizë sociale, kemi vendosur që në këtë edicion krahas prezantimit të vlerave të mirëfillta t’i shoqërojmë ato me debate dhe konferenca shkencore me specialistë të domeneve të ndryshme si etnologë, linguistë, antropologë, arkeologë, arkitektë e urbanistë, sociologë të kulturës, artistë dhe hulumtues shkencorë, gjithnjë në interaksion me
“Etnofest” është festival i veçantë që promovon vlera nga fusha e kulturës tradicionale dhe të arteve që në një formë apo tjetër lidhen me traditën dhe trashëgiminë e materiale.
Sipas organizatorit njëra nga temat qendrore e këtij edicioni do të jetë: kultura, arti dhe trashëgimia e regjionit të Hasit duke filluar nga veshja, ritet, vallet dhe kulinaria si dhe botimet nga kjo trevë me pasuri të madhe etnografike. Kjo tematikë e “Etnofest”-it do të pasurohet edhe me dy ekspozita skulpturash të cilat mbajnë të njëjtin emër: “Hasjanet”.
Po ashtu në kuadër të festivalit është paraparë të ketë edhe ekspozita të arteve pamore dhe tnoeksponateve, veshje tradicionale me sfilalta kostumesh moderne frymëzuar nga tradita; rite arkaike, këngë dhe valle nga etnoansamble dhe etnogrupe nga shumica e trojeve shqiptare; art të kulinarisë tradicionale shqiptare; punëtori kreative të artizanaleve të vjetra në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës; biseda dhe kuvendim odash që lidhen me artin dhe rregullat e të folurit; pjesë teatrore; filma dokumentarë që lidhen me traditën; punëtori muzikore të bazuar mbi muzikën tradicionale si bazë për krijimin e një muzike te re; promovime librash etj.
Ndryshe, në kuadër të “Etnofest”, gjithashtu mbahet edhe festivali tjetër “Albaniada”, i cili përfshin lojërat tradicionale popullore.
“Albaniada” në fakt është atraksioni më i pëlqyer nga mërgimtarët, pasi që nostalgjikët aty mund të ndjekin gara dhe lojëra të vjetra popullore, këngë dhe valle me karakter garues, veshje popullore, rite dhe ekspozita artefaktesh nga jeta baritore e malësorëve shqiptarë etj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tërheqje produktesh në Zvicër Shitësi me pakicë i mobiljeve Ikea po tërheq disa llamba nga seria e tij Nymana: rrezik... -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës













