Kosova
Një muaj paraburgim për edukatoret që keqtrajtuan 3-vjeçarin në çerdhe
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë prej një muaji paraburgim për dy edukatoret që dyshohen për dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar në një çerdhe në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e ka konfirmuar këtë për Radion Evropa e Lirë të mërkurën.
Më 18 shtator, familjarët e 3-vjeçarit i publikuan në rrjetet sociale incizimet nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë- Kosovë, ku thanë se shfaqen edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton se ka nisur hetime më të detajuara për edukatoret N.M. dhe N.H., të cilat dyshohen për dy vepra penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndim të lehtë trupor”, tha Prokuroria.
Tutje bëhet e ditur që edhe fëmija është dërguar për ekzaminimet mjeko-ligjore.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, sipas dispozitave të KPPRK-së, andaj në bazë të rezultateve nga ky raport, dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahu të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









