Kosova
Një muaj paraburgim për policin që kreu vrasje në kazino
Një muaj paraburgim i është caktuar rreshterit Sh.S. për dyshimin në vrasjen e kryer në fundjavë në një kazino në Suharekë.
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se polici dyshohet se kishte synuar grabitje në kazino dhe kishte qëlluar punëtorin J.A., duke e vrarë me armën zyrtare të tij. Në këtë përfundim Gjykata ka ardhur, sepse të dyshuarit i mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar policor i Kosovës dhe gjithashtu gëzhoja në vendngjarje përshtatet me specifikat e armës së tij si polic, përcjell albinfo.ch.
“I dyshuari kishte qëndruar deri në orën 05:00 në kazinonë e njëjtë dhe ishte kthyer sërish kah ora 07:30. Papritmas, gjatë lëvizjes në kazino në një moment, nxjerr pistoletën e markës Glock dhe nga një metër ka shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A., i cili ka qenë i ulur në fotele”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












