CH-Ballkani
Një muaj pas zgjedhjeve, certifikohen rezultatet
Sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën ka fituar 33.74 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje 27.49 për qind ndërsa koalicioni i Lidhjes Demokratike, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, ka fituar 25.53 për qind
Gati një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e votimeve, duke i hapur rrugën procesit të ngritje së institucioneve të reja, raporton albinfo.ch.
Sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën ka fituar 33.74 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje 27.49 për qind ndërsa koalicioni i Lidhjes Demokratike, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, ka fituar 25.53 për qind.
Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioni i parë ka 39 vende në parlamentin 120 vendesh, Lëvizja Vetëvendosje ka 32 vende dhe koalicioni LDK-AKR- Alternativa, ka 29 vende. Lista Serbe ka fituar 9 vende nga 10 gjithsej sa i takojnë komunitetit serb.
Pra, nga dita e sotme vendi ka një afat prej tridhjetë ditësh për mbledhjen e parë të parlamentit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












